Burgu i Prishtinës shndërrohet në muze

Burgu i Prishtinës do të shndërrohet në muze.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Kulturës, Yll Rugova. 

Rugova ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se më 23 maj është lëshuar edhe vendimi i Qeverisë për inicimin e transformimit të Burgut të Prishtinës në muze.  

“Ky burg, i ndërtuar në fund të dyzetave, që ndodhet në rrugën Luan Haradinaj, në qendër të qytetit, është objekt historik ku shumë figura të rëndësishme të vendit tonë janë burgosur e persekutuar politikisht. Sot e vizituam burgun me zyrtarë të trashëgimisë kulturore për të analizuar mënyrat e trajtimit të hapësirës drejt transformimit në muze. Me 23 maj është lëshuar edhe vendimi i Qeverisë për inicimin e këtij transformimi, pra shndërrimit prej burgut të njerëzve, në mbrojtës të kujtimeve”, ka shkruar Rugova në Facebook.