Burg për policin që mori ryshfet

Hyzer Dugolli, ish-zyrtar policor në Shtime është dënuar me 9 muaj burgim për marrje ryshfeti.

Dugolli doli sot para gjykatës dhe pranoi fajësinë për marrje ryshfeti. Pas kësaj, gykata e dënoi me burg dhe me 500 euro gjobë.

Bashkë me Dugollin për këtë rast është i akuzuar edhe Muhamer Miftari, i cili nuk e ka pranuar fajësinë.

Kryetari i trupit gjykues vendosi që të veçohet procedura penale ndaj të akuzuarve dhe që në seancën e radhës të vazhdohet vetëm me të akuzuarin Muhamer Miftari ,

Gjykata i vendosi Muhamer Miftarit afatin e kundërshtimit të akuzës 15 ditë dhe pas këtij afati të caktohet seanca gjyqësore.

Sipas prokurorisë të nga data 05.09.2019 deri më datë 13.09.2019 në Shtime , të pandehurit Hyzer Dugolli dhe Muhamer Miftari si zyrtarë policor pranë Stacionit Policor në Shtime, kanë kërkuar ryshfet nga i dëmtuari Bekim Rexhaj.

Sipas aktakuzës, këta dy policë i kërkojnë 400 euro të dëmtuarit me qëllim të mos ekzekutimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj për ndalimin e drejtimit të automjetit të kategorisë ‘’B’’në kohëzgjatje prej 6 muaj,

Prokuroria shpjegon se me datë 13.09.2019 rreth orës 12;45 në restorant ‘’Globus’’ i pandehuri Hyzer Dugolli ka pranuar për vete dhe për kolegun e tij Muhamer Miftari katër kartmonedha nga 100 euro të vendosura në një pako të cigareve nga i dëmtuari , me ç’rast nga ana e Inspektoratit të Policisë është arrestuar në flagrancë,