Foto: Ilustrim

Burg për burrin që iu afrua ish-të fejuarës kur se kishte të lejuar

150 ditë burg është dënimi që Gjykata e Ferizajt i ka shqiptuar burrit me iniciale L.I i cili akuzohet për shkelje të urdhërit të Gjykatës.

Prokuroria e akuzon atë se më 4 janar të këtij viti në një rrugë në Ferizaj e shkeli  tërësi urdhërin mbrojtës të Gjykatës së Ferizajt, duke iu afruar ish-të fejuarës së tij S. A., me afër se 200 metra.

Sipas dosjes së prokurorisë i akuzuari edhe pse kishte të ndaluar t`i afrohej viktimës, ai e kishte përcjellë atë brenda objektit të një lokali.

Dosja e Prokurorisë sqaron se i dyshuari i është afruar ish- të fejuarës dhe e kishte kapur për krahu duke iu drejtuar me fjalët: “Pse më ke lënë pas një viti fejese?’’,.

Sipas aktakuzës ai e kishte tërhequr viktimën derisa disa qytetarë që ishin kalimtarë të rastit.

Në seancën e kaluar i akuzuari nuk e kishte pranuar fajin për këtë vepër , por sot ai para gjyqtarit Shabi Idrizi e pranoi fajësinë duke u shprehur i penduar dhe i kërkoi falje gjykatës për këtë vepër.

E dëmtuara S.A , në gjykatë tha se i bashkohet ndjekjes penale dhe kërkon nga gjykata që ish- i fejuari të dënohet ,