Hysri Peqani - 'Burdushi'

Burdushi shkruan letër nga burgu pret çmimin Nobel

I ashtëquajturi mjek popullor, Hysri Peqani  i njohur si ‘Burdushi’ ka dërguar një letër me shkrim në adresë të KALLXO.com në të cilën ka dhënë shpjegime për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

Peqani po dyshohet për veprat penale – ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shmangie nga tatimi, mashtrim dhe për armëmbajtje pa leje.

E për gjitha këto, në letrën disa faqeshe ‘Burdushi’ është arsyetuar duke e quajtur ‘diskriminim racor’. Ai ka deklaruar se në ordinancën e tij ka të vendosura kamera e shënime që qytetarët mund të informohen që nga hyrja e që e vlerëson si njëra nga arsyet që ‘pacientët’ e tij nuk mund të mashtrohen. Gjithashtu edhe veprën për veprimtari të mjekësisë ose farmaceutike e ka quajtur të pabazuar.

Ndërkaq, për armëmbajtje pa leje ai ka shkruar se e ka mbajtur një pushkë për siguri të tij pasi që sipas tij, ndihet i rrezikuar e armë e që kësaj pohon se i kishte skaduar afati.

Mes tjerash, ‘Burdushi’ thotë se për zhvillimin e veprimtarisë së tij ka marrë këshilla dhe premtime se ‘do t’i vije rendi që të miratohen në Kuvend edhe për punët që kryen ai’.

Në pritje që drejtësia të i vihet, ai ka thënë se ka pritur që të dekorohet nga Presidenti e deri të marrjes së çmimit Nobel – ‘për shkak të aftësive të tij’.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se është i rregulltë në detyrimet ndaj ATK-së. Sipas tij, arkivi i tij i mbushur ndër vite është keqpërdorur.

Në anën tjetër, kujtojmë se një vendim i Gjykatës së Prizrenit me 8 nëntor të 2019-es e kishte gjetur fajtor për mashtrim.

Ai u dënua me 1 vit burgim dhe gjobë në shumën prej 5,000 euro, të njëjtit gjithashtu i ndalohet ushtrimi i profesionit në kohëzgjatje prej 3 vitesh. Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin e ‘Burdushit’ pasi që Gjykata e Prizrenit e kishte shpallur fajtor në nëntor të vitit 2018 dhe e kishte dënuar me 1 vit burgim efektiv dhe gjobë 1,500 euro.

Kjo është letra e plotë e ‘Burdushit’.

Unë jam Hysri Peqani (Burdushi) i lindur në D. Vogël të Lipjanit dhe me banim në Prizren që 30 vite. Jam shërues shpirtërorë me traditë dhe zanat të babës e të stërgjyshve tonë. Punoj që 36 vite me palë klient hallegji ata që kanë pas nevojë dhe ju kemi ofrue shërbime shpirtërore, ato me hajmalia, të lutje apo lutje rituale, humane etj.

Une si Burdush asnjëherë skam dallu të klientëve, as racë, as ngjyrë, as fe të une ishin të barabartë – myslimanët, katoliket, ortodokset e shumë të tjerë. Dhe as një rast që para lufte e mbasë lufte skam pas problem me klientët po as me ligjin. Jetën time nuk kam për qa fe të njerëzve, përkundrazi kam mbroj traditat, besimet e parëve siq kanë qenë dikur respektuar. Edhe pse jam komunitet gjithmonë jemi tregu atdhetar, krenar dhe patriot edhe t’part tonë të vendit tonë shtetit Kosovës.

Tani kam një ankesë sepse po më bëhet e padrejtë dhe jo ligjore që 2 vite e më tepër. Tani më është ngritë një akuze kinse mashtrim të një personit nga Peja, jeton në Amerikë Q.P , shoqja e tij , më kanë akuzue para 6 viteve, 2014, dhe gati 5 vite nuk u paraqitshin në gjykatë deri sa i ka pas shumë thirrje nga ana gjykatësit edhe fundi erdh verën e kaluar, gusht vetë Q.P. dhe po të njëjta fjalë akuzës më beri kinse ja kam marr 2,000 – dy mijë euro ku vërtetohet dhe fakt bëhet fjala pë 200 euro plus 20 euro që vet i ka lanë me dëshirë ishte 3 herë me plot bindje dhe me vullnet vetin i ka lanë 200 euro.

Po problemi mas dy muajve ajo me shoqe vet janë acarue është xhelozive dhe barrën e tyre po e vuaj me burg ku ka baj mes tyre është çështje xhelozie shoqja tij sepse vuante nga vesveset dhe depresionit i saj dhe unë me 3 seanca e binda, dhe u letsue nuria dhe me buzëqeshje të kënaqur janë shku sepse ato qe i ka pas mendimet negative e kam bindur, psikologjikisht dhe shpirtnisht dhe tani gjykata më akuzuan me disa akuza që fillim dhe mendoj që ishte gjithçka e gatuar e politizuar dhe nxitje si mediat e portalet e shfrytëzuar me kto ngritje aktakuza:

  1. Mashtrime
  2. Mjekësi farmaceutike
  3. Armë mbajtje pa leje
  4. Shmangie tatimit
  5. Kundërshtim me ligjin

Mashtrime: Të nderuar si mundet kjo punë që 36 vite asnjë nuk është ankuar të unë dhe si mundet me qenë mashtrim kur shumë herë isha emisione, debate me dr. e fetarët dhe sukseset që i kam dhe kam arritë punën time e famën time u bëra pëson publik mediatik dhe përmendur çdo kund dhe të hyrja ime ishte cdo gjë e lajmëruar e shkruar si rrugë ashtu deri korridor, reklamat dua ti ceki tani: rrugës ishin kamerat lajmëruse, jeni nën vëzhgim, kujdes ishte. Te para dere që çdo person dorëzon letërnjoftimin për regjistrim. Ata që vin për herë të parë duhet me qenë më familje për ndezje dhe ritualit me qirinj. “Ata që s’besojnë mos presin” “Mos besimi është i pa shpresë” “Me garacion veq zoti i merr puntë dhe sigurinë tuaj un sebep lutjet ua pranoftë Zoti” Këto ishin cdo herë që 20 vit muni ti shini edhe në youtubë që më kanë vizitue televizionet.

Armët pa leje: Si mundët me qenë armët pa leje ku fakt që mos gabofsha nga 2003/4 e kam pushkën me lejen dhe që 2013/14 armën ma kanë dhanë organet e shtetit dhe puna se kur si kam keqpërdor i kam mbajt për mbrojtje time sepse nuk kam këqyr datën e saktimit librezës vogël e libereza madhe çdo tre muaj e kemi vërtetuar, kam pas nevojë shume sepse isha shumë i kërcënuar dhe i plagosur në vitin 2000/1 nga grupet e devijuar apo tjera dhe kam pas nevojë.

Kundërshtim me ligjin: Si mundet me kanë kundërshtim me ligjin kur unë i vetmi në Kosovë kam pague tatim dhe që në vitin 2005 hapa biznesin dhe certifikatë shkruan “ Neni 85/14 ishte veprimtari sociale dhe këshilldhënie dhe unë nuk jam fajtor që ligj dhe kod ska ministria e shëndetësisë në punët tona shpirtërore apo ato që mirën me hajmali, pasi ketë këshill i nderuar Daut Demaku më këshilloj hape si këshillëdhënie dhe paguan tatim sepse ishin biseda dhe kisha nevojë të marr kredi .

Që nga viti 2005 deri 2010 vazhdimisht kam be kërkesa që një far mënyrë jam i licencuar dhe në arkivë kamë dërguar atë kohë kasetat si veproj punët e mija dhe ata nuk kishin ide dhe skam mujt mem dhanë licens sepse nuk ka baj me mjekësi që 2007. Përsëri kërkesë kam bë në at kohë hyri një kryeinspektor dhe bëri lajm dhe urdhër që çka ordinanca pa leje mi mbyll dhe certifikatë e biznesit tim ju bike sy sepse emrin e ka pas “Ordinanca Burdushi” dhe isha si tjerët si spitalet, lokalet apo tjera dhe nuk e ka dit ai inspektor 2005 kush është Burdushi.

 

Shmangie tatimit: Unë edhe këtu kamë ankesë pasi ATK dhe vendimin e fundit deri sa u arrestova me 16.11.2018. Avokati e vërtetoi që jam 00 dhe borxh që nuk e kam ndaj ATK-së. Unë si cdo mjek tjerë privat që punojnë si stomatolog, pediatër apo gjinekolog e shumë të tjerë e kanë cekur çmimoren dhe atë e deklarojnë ashtu edhe ne vizita ishte e shënuar 20 euro tani derisa një person ju ka plotësuar dëshira dhe më ka sjell bakshishin me vullnet apo dhuratë nga vet klienti besoj që kjo dhuratë apo bakshishi s’paguhen se varen nga shumë klient vetum kanë hyrë dhe kanë vizatuar dhe lutje 20 euro dhe shumicës iu ka larguar ai ves. Dhe unë s’jam i varur veç nga zanati i punës si me ketë zanat është vetum me jetu një jetë normale familjare. E dyshimi i tyre se si arrita pasurinë time tani po e ceki edhe pse gjatë arrestimit tim me 16.11.2018 çdo gjë i kanë marrë prokurorët si shumë dokumentet si ato të punës i kam ruajtur evidencat që nga viti 95 deri në 2018. Sepse ishin arkiva të mija historike dhe janë çdo gjë e ekuk(nuk kuptohet) e pranuar klientët dhe historianët tjerë si dhe fletoret hyrëse të regjistrimit të letërnjoftimit dhe unë asnjëherë si kam fshehur provat e mia të punës dhe kam pas disa herë kontroll nga ATK dhe mos harrofsha në vitin 2016 më kanë kontrolluar terë arkivin tim dhe më kanë denu një tremujorësh mos pagesë me kohë dhe unë ato evidenca asnjëherë si kam mshef pos këtyre i kam marr në shtëpi brenda çdo dokument të pasurisë si ato kontratave, ato interne e noterë e shumë letra bankare dhe dokumente familjes si dhe ndarjen e pasurisë së familjes ku vetëm një kontratë interne me familje me babë që jemi nda mua me kanë takue 700,00 mark sepse unë edhe para lufte kam pune edhe anë mbarë vendit dhe jashtë vendit të ish-Jugosllavisë. Plus kemi pas rezervat tona para lufte. Dhe çdo dokument se çka ka ble janë shumica të shënuar kontrata interne me gisht nënshkruar si ato foto e disa video, se i kam ruajtur që kur vjen koha për pronat ti kam dëshmitë që mos mem tradhtue shqiptarët.

Pastaj gjatë kontrollit që kanë marrë nga shtëpia ime, si ari, si gjera qe vet si di e stolie që ato nga kamerat, hardiska e shumë teknika që i kam pas dhe si kam mshef ishte arkivi im.

Që nga 2005 – 2018 kam marrë kredia:

Finca – 5,000 euro

Finca – 20,000 euro

Procredit – 20,000 euro

Finca – 20,000

Banka Ekonomike – 70,000 euro

BPB – 10,000 euro

Banka Ekonomike – 100,000 euro

BKT – 250,000 euro

BKT – 70,000 euro

BPB – 150,000 euro

BKT – 150,000 euro

Dhe në Procredit në fund 150,000 euro në emër të vëllaut, Naim Peqanit për lokal.

Çdo herë më banka isha i saktë edhe pse kam pas rezerva, po me kredit i ka ba shumë blerje edhe në fund çdo herë këstet ishi fundit shumsha të mëdhaja dhe sa për klientët apo punës sime unë skam prit ata deri sa sjellin para për këste po isha gjithmonë me rezervat dhe gjithë një kredi rezervë për tri katër bankë aqë pagujsha, ishte menaxhimi im edhe pse pagujsha kamata se kisha gajlen sepse i kryjsha me randsi blerjet dhe gjithat figurojnë se cka kam ble, dhe plus cdo herë kam pas borxh makina apo dika që është blerë kam marr kohe apo vade sic e flasim makinën, nëse e kam marr për një vit pagesë shumë herë e kam kompenzue në punë, ndërtime shpinave apo lokaleve, nëse kam pas nevojë kamë hyrë në borxh të miku, bagjanaku, ku figurojnë dokumente, marrëveshjet se gjermani aj për shumë sene të jetës kam argumentet e fakte reale dhe këto nuk janë sic pretendojnë prokurorët.

Pas gjatë bastisjes atë kohë mi kanë marrë 5 makina dhe 3 makina fundit 2019, 8 makina dhe isha paraburgim ku çdo pasuri u ngri dhe u sekuestrue dhe që një vit ska as më pyeten pë pasuri se skanë argument. Argumentet i kam me fakte të mija edhe pse i kam huazue këto fundi makinat e borxh që janë met për mu është katastrofë m’ kanë lanë borxhe si bankave si për makina si për tok, borxh rreth 750 mijë euro. Borxh jam që me argument dhe fundit më mbajtën 4 muaj paraburgim pastaj më liruan – 3 muajt e parë isha çdo herë siç kanë dhënë urdhër në masa kujdesit jam lan stacion ora 10, dhe muajin e 4 ma kthej pasaportën.

 Të ndëruar unë që 5 muaj paraburgim as që më kanë thirrë deri tani shpresoj që me ju drejtësia do të vie në vend.

Me shëndet jam shumë mirë dhe shumë mirë po e kaloj këtu në burg të Prishtinës dhe është siguria e lartë dhe mbikëqyrja shumë respekt nga gjithë stafi që nga drejtori, mbikëqyërsit e lartë dhe mjekët si ushqimi gjithat janë nivel, shumë të mirë deri tani.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për arrestimin e Burdushit.