Telekomi i Kosovës, Foto: KALLXO.com

Burbuqe Hana nuk ishte më e vlerësuara nga britanikët për pozitën Kryeshefe Ekzekutive e Telekomit

Bordi i drejtorëve të Telekomit të Kosovës sot me vendim unanim zgjodhi Burbuqe Hanën në pozitën e Kryeshefes Ekzekutive.

Procesi i përzgjedhjes së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit u bë nga bordi i drejtorëve të Telekomit të Kosovës në bashkëpunim me kompaninë britanike BDO, e kontraktuar nga Ambasada britanike në Kosovë.

Sipas kompanisë britanike, Burbuqe Hana nuk ka qenë e emërueshme bazuar në vlerësimin e tyre.

Më 23 dhe 24 nëntor 2022, komisioni vlerësues në bashkëpunim me partnerin zbatues për monitorim, për pozitën Kryeshef Ekzekutiv, në mesin e 18 aplikacioneve të pranuara, ka përzgjedhur në listën e ngushtë për intervistim pesë kandidatë: Blerim Bala, Burbuqe Hana, Kreshnik Domi, Muharrem Shefiku dhe Safije Beseni.

Në vlerësimin e britanikëve, Kreshnik Domi ka marrë vlerësimin më të lartë në mesin e pesë kandidatëve me 22.5 nga maksimumi 40 pikë.

Anëtarët e komisionit për këtë pozitë kanë qenë: Shpëtim Dobra, Mimoza Vila, Florina Jerliu, Salmije Thaçi, Agim Muçaj dhe Remzi Ahmeti.

Konkursi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës është shpallur më 7 nëntor 2022.

Burbuqe Hana zgjidhet Kryeshefe Ekzekutive e Telekomit të Kosovës