Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bulliqi fiton Podujevën

Rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ e nxjerrin fitues kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi në balotazhin e sotëm ka fituar 51,84%, kundrejt kandidatit të LDK-së Ekrem Hyseni me 48,16%.

Shpejtim Bulliqi ka fituar 20.282 të votave, në konkurrencë me kundërkandidatin e LDK-së Ekrem Hyseni, i cili ka fituar 18.845

Këtu mund ta t’i shihni rezultatet preliminare për komunën e Podujevës.

Sot në Kosovë është mbajtur rundi i dytë i zgjedhjeve në 21 komuna.