Bulliqi emëron Këshillin Drejtues të Teatrit ‘Avdush Hasani’

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka emëruar sot Këshillin e ri Drejtues të Teatrit të Qytetit, “Avdush Hasani”.

Njoftimi për emërimin e KD-së së Teatrit “Avdush Hasani” është publikuar edhe në ueb-faqen e Komunë së Podujevës.

Sipas njoftimin, kryetari Bulliqi së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rinis dhe Sport (DKRS), në Komunën e Podujevës, Elhame Kutllovci ka pritur në takim përbërjen e re të Këshillit Drejtues.

Pjesë e KD-së së Teatrit “Avdush Hasani” janë: Blerim Zhitia, kryetar, ndërsa, Xheladin Çitaku, Muhamet Zeka, Saranda Kika dhe Vjosa Tasholli, anëtarë.​

Takimi i kryetarit Shpejtim Bulliqi me KD e Teatrit ‘Avdush Hasani’. Foto: Facebook/Komuna e Podujevës: