Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bulliqi e shpalli fitoren në Podujevë - VIDEO

Shpejtim Bulliqi, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ është fitues i zgjedhjeve në Komunën e Podujevës. në garë kundër tij ishte kandidati i LDK-së Ekrem Hyseni.

Ai para simpatizantëve të LVV-së në Podujevë para pak qastesh deklaroi se askush nuk mund ta blejë vullnetin e qytetarit.

“Urime, urime! Qytetar të respektuar, fitorja e sontme është e juaja. Është e secilit aktivist që s’kanë lënë cep të Llapit e Gollakut pa shkelur. Fitorja është edhe e të gjithë mërgimtarëve që na kanë përkrah. Fitorja jonë u tregoi të gjithë atyre që vullneti është mbi të gjitha, nuk mund ta blejë askush vullnetin. Faleminderit shumë”, deklaroi Bulliqi.

“Kjo fitore i dedikohet aktivistëve tanë. Do të punojmë shumë që çdo kërkesë e juaja të plotësohet. Llapi dhe Gollaku e kanë dashtë ndryshimin dhe tani e kemi ndryshimin”, tha ai.