Bullgaria investon mbi 63 milionë euro në vaksina kundër COVID-19

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borissov të mërkurën shpalosi se qeveria do shpenzojë 63.8 milionë euro për blerje të vaksinave kundër COVID-19.

Borissov edhe një herë konfirmoi se këto vaksina do jepen falas për qytetarët.

Deri tani janë shpenzuar 155. 8 milionë euro për posedim të vaksinës dhe fillim të procesit.

Më 25 dhjetor, Bullgaria mori 10 mijë doza të vaksinës Pfizer-BioNtech, që do vlejnë për 5 mijë persona, kryesisht staf shëndetësor.

Më 27 dhjetor, filloi zyrtarisht procesi i vaksinimit. Në paraqitjet e fundit mediatike, ministri i shëndetësisë tregoi se kontingjenti  i radhës, që do jetë më i madh, pritet të arrijë në janar dhe se Bullgaria do punojë me më shumë se një prodhues. Balkan Insight