Ilustrim

Bukë, qumësht, djathë, vaj ushqimor, fasule, kafe e sheqer – këto janë çmimet aktuale në Kosovë

Bukë, mish, qumësht, djathë, vaj ushqimor, fasule, kafe e sheqer janë disa nga artikujt bazë që qytetarët i konsumojnë në baza ditore.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me anë të një raporti tregon se si janë çmimet mesatare ditore të artikujve bazë, shkruan Telegrafi.

Nga 28 marsi deri me 3 prill, ndryshime në çmim ka pasur orizi, nga 1.19 sa ishte gjatë së hënës së kaluar, në 1.05 euro gjatë ditës së djeshme.

Çmimet mesatare sipas artikujve, 28 mars – 3 prill | Burimi: ASK

Ndryshime të çmimeve ka pasur në derivate, ku një litër naftë dizell javën e kaluar është tregtuar me 1.58 euro, kurse më 3 prill ka arritur në 1.62 euro.

Dallime të vogla në çmim, gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe në sheqer, kafe, mishi i bardhë zogu, vaj ushqimor, çaj dhe benzin. /Telegrafi/