Bujqit kosovarë duhet të pajisen me këtë vërtetim për lëvizje të lirë

Bujqit në Kosovë duhet të posedojnë një vërtetim për lëvizje të lirë, duke filluar nga nesër, 15 prill, pas masave të reja për shkak të COViD-19.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me “Numër Identifikues të Fermës (NIF)”, vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga ora 6:00 deri në 20:00.

Mes tjerash, sipas ministrit në detyrë, të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë”, i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit.

Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së, përktësisht në këtë link:

https://www.mbpzhr-ks.net/repository/docs/VERTETIM_PER_LEVIZJE_TE_LIRE_140420.pdf?fbclid=IwAR0Eten-bkOTtntlwswjo7guRhMx_H4d22dt87FZWc2f1VMkbFY42qFBG3E.

Me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të dalin jashtë shtëpive të tyre një herë në ditë, për vetëm 90 minuta.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar 377 persona me coronavirus, 63 janë shëruar si dhe janë shënuar 8 vdekje.
Më poshtë mund të gjeni të plotë publikimin e Besian Mustafës në Facebook, lidhur me procedurat që duhet të ndjekin bujqit:

Puna e bujqve tonë nuk do të ndalet! ?

Me kërkesën time që të krijojmë mundësi pune për bujqit, që tani janë në kulmin e punës së tyre në fushë, do të vlejnë masa lehtësuese, vetëm dhe vetëm për bujqit:

? Orari i qarkullimit për bujqit individual të pajisur me Numër Identifikues të Fermës (NIF), vetëm për të punuar në fermat e tyre, do të jetë nga 06:00 deri në 20:00.

? Bujqit e pajisur me NIF do të jenë të lirë të punojnë fermat e tyre dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, bujqit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

i. Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit
ii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar
iii. Letërnjoftimin

? Të punësuarit në fermë duhet të pajisen me “Vërtetim për lëvizje të lirë” i cili plotësohet nga pronari i fermës të cekur në Certifikatën e Regjistrimit të Fermerit. Vërtetim për lëvizje të lirë mund të shkarkohet në faqen e internetit të MBPZhR-së https://www.mbpzhr-ks.net/…/VERTETIM_PER_LEVIZJE_TE_LIRE_14…. Këta të punësuar do të jenë të lirë të punojnë dhe të qarkullojnë nga komuna në komunë, vetëm për të realizuar punët e domosdoshme bujqësore në fermën ku janë punësuar, përveç nga dhe në vatrat e përhapjes së infeksionit. Për të qarkulluar, të punësuarit duhet në çdo kohë të kenë me vete:

i. Kopjen e Vërtetimit për lëvizje të lirë, të plotësuar dhe nënshkruar nga pronari i fermës
ii. Kopjen e Certifikatës së Regjistrimit të Fermerit, të fermerit që i ka punësuar
iii. Aneks 1 të Certifikatës – Shënimet e Fermerit të Regjistruar, të fermerit që i ka punësuar
iv. Letërnjoftimin personal të tyre

? Kemi përfshirë NACE kodet për leje pune për të gjitha bizneset e zinxhirit të kultivimit, grumbullimit, përpunimit, etj. të ushqimit.

Ju faleminderit për mirëkuptimin që keni treguar, së bashku do ta kalojmë këtë sfidë!

Respektoni distancën prej 2 metrave ?‍?—2m—?‍?
Përdorni maskat ? dhe dorezat ?