BSPK shpreson që vitin e ardhëm BE të heq vizat për Kosovën

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini u ka uruar punëtorëve kosovar Ditën e Europës.

Ajdini mes tjerash ka shpreson që kjo ditë të reflektojë te shtetet e BE-së për heqjen e vizave.

“Urime Dita e Evropës për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës, duke shpresuar se sa më shpejt edhe ne si populli më pro evropian të dalim nga izolimi i kufizimit të lëvizjes në shtetet evropiane. Kur pandemisë Covid – 19 ti vijë fundi, nuk duam që ne si popull prap të jetojmë të izoluar duke mos mundur të udhëtojmë lirshëm. Andaj, shpresojmë se kjo ditë do të reflektojë tek shtetet e BE që sa më parë të marrin vendimin e shumëpritur për qytetarët e Republikës së Kosovës, që vitin e ardhshëm të kemi pse ta festojmë këtë ditë”, citohet të ketë thënë ai sipas një postimi të BSPK-së në Facebook.

Dita e Europës dhe 70 vjetori i themelimit të Bashkimit Europian edhe kësaj radhe e gjejnë Kosovën të vetmin shtet në rajon pa liberalizim të vizave.

Vizat, storia dëshpëruese e Kosovës me Bashkimin Europian