BSPK paralajmëron grevë dhe protestë në sektorin publik
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), kanë paralajmëruar se me datën 12 maj do të mbajnë grevë 1 orëshe, për të punësuarit e sektorit publik.
Ndërsa me 20 maj është paralajamëruar protestë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavaruara është shumë unik në të gjitha kërkesat dhe mirëkuptimet që do t’i marrim në të ardhmen. Ne sot vendosëm që krahas që është hap një tunel i vogël për dialog social me qevërinë e Kosovës, ne do të vazhdojmë veprimet tona. Me datën 12 maj kemi vendos të shkojmë me një grevë një orëshe për të gjithë të punësuarit e Kosovës dhe vazhdojmë me protestë me datën 20 maj dhe me veprime tjera sindikale”, ka thënë Hykolli pas mbledhjes.
Ndërsa kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se do t’i japin afat Qeverisë deri më 12 maj.
“Ne nuk e kemi mbyll derën për dialog, kryetari ynë bashkë me ekipën do të vazhdojë dhe do të mirëpres çdo takim me qeverinë, por e kemi caktuar edhe pritjen tonë, pritja jonë është deri më 12 maj”, tha Jasharaj para gazetarëve.
Ai gjithashtu bëri të ditur se me 12 maj të gjithë punëtorët e sektorit publik do të mblidhen në sheshin “Skenderbeu”, për të protestuar.