Brnabiq: NATO dhe KFOR-i ta frenojnë Kurtin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i ka bërë thirrje NATO-s dhe KFOR-it që të reagojnë pas situatës në veri të vendit nga aksioni i Policisë kundër kontrabandës.

Brnabiq thotë se NATO dhe KFOR-i duhet ‘ta frenojnë Albin Kurtin’.

“Unë u bëra thirrje e bashkësisë, NATO -s dhe KFOR -it, që reagojnë urgjentisht dhe të frenojnë Albin Kurtin. Situata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit i cili ka nevojë për një reagim të qartë për të ndaluar politikat e çmendura të ndjekura nga Prishtina. i ka tejkaluar të gjitha masat dhe kjo na çon në prag të kaosit”, tha Brnabiq, raporton b92.

Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një aksion kundër kontrabandës në veri të vendit dhe disa lokacione të ndryshme,

Gjatë aksionit, policia ishte penguar nga banorët serbë të kësaj ane dhe është dashur të përdorin gaz lotsjellës dhe të ndërhyjnë me autoblinda.

Një situatë tensionuse pas kësaj është duke mbizotëruar edhe në Zveçan sipas informatave të KALLXO.com.

Aksioni policor, që filloi sot është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Aktualisht, qytetarët serbë në veri kanë vendosur bllokada në formë proteste dhe e kanë bllokuar hyrjen në veri.

 

Tensionet në veri, reagon kryeministri Kurti