Britanikes që shkoi në Siri, nuk i lejohet kthimi

Gjykata më e lartë britanike e refuzoi kërkesën e një gruaje – të lindur në Britani – për t’u kthyer në shtëpi nga Siria.

Shamima Begum, tani 21 vjeçe, ka shkuar atje si adoleshente, për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik.

Ajo ka lënë Londrën në vitin 2015, së bashku me dy shoqe të saj.

Në Siri është martuar me një luftëtar të Shtetit Islamik.

Asaj i është marrë pasaporta britanike në vitin 2019, por ka aplikuar në sistemin gjyqësor për t’u kthyer në Britani dhe për të kundërshtuar vendimin.

Gjykata më e lartë britanike e refuzoi kërkesën e një gruaje – të lindur në Britani – për t’u kthyer në shtëpi nga Siria.

Shamima Begum, tani 21 vjeçe, ka shkuar atje si adoleshente, për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik.

Ajo ka lënë Londrën në vitin 2015, së bashku me dy shoqe të saj.

Në Siri është martuar me një luftëtar të Shtetit Islamik.

Asaj i është marrë pasaporta britanike në vitin 2019, por ka aplikuar në sistemin gjyqësor për t’u kthyer në Britani dhe për të kundërshtuar vendimin./REL