Kryeministri britanik, Boris Johnson.

Britania - Ukrainës: Mund t'ju dërgojmë më shumë armë mbrojtëse

Kryeministri britanik Boris Johnson është gjithashtu në mesin e liderëve botërorë që i ka telefonuar presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Siç raporton BBC, zyra e kryeministrit britanik tha se Johnson nënvizoi “shqetësimin e tij të madh” dhe tha se ai besonte se “një pushtim ishte një mundësi reale në orët dhe ditët e ardhshme”.

Ai dënoi vendimin rus për të njohur rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donetskut si shtete të pavarura dhe tha se sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar kundër atyre “bashkëpunëtorë në shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës” do të fillojnë nesër, tha një zëdhënës.

Johnson tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të “eksploronte dërgimin e mbështetjes së mëtejshme mbrojtëse” në Ukrainë, shtoi zyra e kryeministrit britanik- pasi muajin e kaluar dërgoi një dërgesë me raketa antitank me rreze të shkurtër veprimi për të forcuar mbrojtjen e vendit.