Ilustrim

Britania e Madhe në ankth nga përhapja e variantit indian të coronavirusit

Ankthi po rritet për një variant të coronavirusit, i identifikuar së pari në Indi, që duket se po përhapet në Britani të Madhe, raporton BBC.

Shqetësimi është që disa variante të reja të virusit, si ky, mund të jenë në gjendje të përhapen më lehtë, t’i bëjnë njerëzit më të sëmurë ose të zbusin efektin e vaksinave.

Ekzistojnë disa variante “India”, por njëri i quajtur B.1.617.2 duket se po përhapet më shpejt sesa dy të tjerët në Britani.

Aktualisht ka prova të pamjaftueshme për të treguar se shkakton sëmundje më të rëndë ose mund t’i bëjë vaksinat aktuale më pak efektive, thonë zyrtarët.

Por qeveria britanike ka një marrëveshje me kompaninë biofarmaceutike CureVac për të prodhuar vaksina kundër varianteve të ardhshme, dhe ka porositur paraprakisht 50 milionë doza.

Në varësi të mënyrës se si variantet vazhdojnë të zhvillohen, këto potencialisht mund të përdoren për të ofruar një vaksinë përforcuese për njerëzit e moshuar ose klinikisht të rrezikuar më vonë gjatë vitit.

Rastet janë zbuluar në një numër zonash të Anglisë duke përfshirë: Bolton, Blackburn, Londra, Tyneside, Nottingham, Nuneaton, Aylesbury.