
Britania e Madhe autorizon vaksinën anti-COVID
02.12.2020 - 08:47
Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka aprovuar vaksinën anti-COVID nga Pfizer/BioNTech për përdorim të gjerë, raporton BBC.
Rregullatori britanik, MHRA, tha se vaksina e cila ofron 95% mbrojtje ndaj COVID-19 mund të ofrohet për përdorim qysh javën e ardhshme.
Imunizimi mund të fillojë Brenda pak ditëve për njerëzit në grupe të prioritetit të lartë.
Britania e madhe tashmë ka porositur 40 milionë doza të cilat mjaftojnë për vaksinimin e 20 milionë njerëzve pasi që secilit person i duhen dy doza.
Rreth 10 milionë doza mund të jenë të gatshme së shpejti ndërsa dozat e para do të arrijnë në Britani të Madhe brenda pak ditëve.