Ilustrim

Britani, mbi 4,500 raste të reja me COVID-19

Britania e Madhe gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar 4,551 raste të reja me coronavirus dhe 763 viktima.

Në total,  numri i të prekurve me këtë virus në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 133,495.

Prej tyre janë 18,100 viktima si dhe nuk është treguar numri i saktë i personave që janë shëruar nga virusi COVID-19, sipas të dhënave të platformës, worldometres.

Britania në nivel global mbanë tash e disa ditë vendin e gjashtë me raste të coronavirusit dhe para saj është Gjermania.

Anglia ditë më parë formoi task-forcë për krijim të vaksinës kundër COVID-19.

Në nivel global, coronavirusi deri sot ka prekur 2,604,359 persona, 181,380 viktima dhe 712,254 persona të shëruar.