Ilustrim

Britani, konfirmohen afro 4 mijë raste të reja me COVID-19

Britania e Madhe është shteti i tretë në botë për nga numri i të infektuarve me sëmundjen COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 3,923 raste të reja.

Sipas Worldometers, në total në këtë shtet numri i të prekurve me COVID-19 ka arritur në 219,183.

Ndërsa numri i të vdekurve deri më tani është 31,855, kurse rastet aktive janë 186,984.

Pas Britanisë së Madhe, për nga numri i të prekurve renditen Italia, Rusia, Franca dhe Gjermania.