Britani e Madhe, mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19

Britania e Madhe sot ka shënuar 4 mijë e 603 raste të reja me coronavirus dhe 761 viktima.

Në total numri i të prekurve me këtë virus në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar në 98 mijë e 476 raste.

Prej tyre janë 12 mijë e 868 viktima si dhe 364 persona janë shëruar nga virusi COVID-19.

Britania në nivel global mbanë vendin e gjashtë me raste të coronavirusit dhe para saj është Franca.

Ndërsa, në nivel global deri sot janë regjistruar 2,049,910 raste me virusin korona, 132,840 viktima dhe 507,789 persona janë shëruar.