Britani e Madhe, mbi 12 mijë vdekje nga COVID-19

Numri i njerëzve që kanë vdekur nga coronavirusi në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar është rritur sot në 12,125, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Në total rastet me coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur numrin e 94,829, duke hyrë edhe në listën e 10-shen e vendeve më të prekura me COVID-19, duke u renditur e 6-ta pas Gjermanisë dhe duke lënë mbrapa Kinën.

Kurse, numri i personave të shëruar në Mbretërinë e Bashkuar është 323 raste.

Ndërsa, në nivel global deri sot janë regjistruar 1,945,055 raste me virusin korona, 121,897 viktima dhe 413,441 persona janë shëruar.