Brikenda Rexhepi: Influencat në media mund të jenë të formave të ndryshme

Në emisionin “Kallxo Përnime” po debatohet për betejën kundër lajmeve të rreme.

Kryeredaktorja e grupit KOHA, Brikenda Rexhepi, foli në lidhje me influencën në media.

Ajo tha se influencat mund të jenë të formave të ndryshme.

“Influencat munden me qenë të formave të ndryshme, qoftë nga jashtë, qoftë nga brenda dhe nëpër vende tjera është identifiku si problem çështja e lajmeve të rrejshme në kohë fushatash”, tha Rexhepi.

Brikenda Rexhepi u shpreh se edhe në Kosovë ka pasur probleme të tilla.

“Nuk është që ne në Kosovë nuk kemi pas probleme të tilla qoftë me aspektin profesional të mbulimit të ndonjë problemi, qoftë me shpifje që është lajmi i rrejshëm në këtë terminologjinë e re”, tha ajo.

Sipas saj, çfarëdo sistemi që do të vihej në funksion për t’u mbrojtur nga influencat, duhet të bëhet në linjë me standardet perëndimore të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit.

“Duhet t’i ndjekim standardet dhe praktikat e vendeve perëndimore me demokraci të njohura që të mos bëhet mandej ilaçi më i rrezikshëm se sa vetë sëmundja”, tha më tutje Rexhepi.