Foto: KALLXO.com Ilustrim

Brezovicë, një burrë arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Një 37-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është raportuar se ka ndodhur në Brezovicë sot rreth orës 18:10.