Brexit 5 vjet më vonë: 'Do të donim t’iu kishim përsëri", thotë Evropa, në një sondazh të ri

Pesë vjet pasi Britania votoi për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, shumica e evropianëve thonë se do t’i mirëpresin britanikët përsëri nëse një ditë do të vendosnin të ktheheshin.

Mirëpo një sondazh nga Euronews gjithashtu zbuloi se shumë evropianë po shikojnë me kujdes se si Britania po ia kalon me çmime jashtë bllokut të BE-së – dhe do të ishin të gatshëm ta konsideronin daljen e vendit të tyre nëse gjithçka shkon mirë për Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Euronews.

E mërkura e sotme shënon pesë vjetorin që kur Britania mbajti një referendum mbi anëtarësimin e saj në BE, në të cilin 51.9% votuan për t’u larguar.

Votimi pro largimit nga BE ishte shokues për politikën britanike dhe evropiane në thelbin e saj dhe u pasua nga vite negociatash rraskapitëse midis Brukselit dhe Londrës.

Pastaj, më 24 dhjetor të vitit 2020, në orën e njëmbëdhjetë, u arrit një marrëveshje që parandaloi Mbretërinë e Bashkuar të dilte nga blloku.

Mirëpo, Brexit është larg të qenit punë e kryer.

Filloi me përçarje në porte dhe ndalimin e shtetasve të BE nga autoritetet britanike për konfuzion në lidhje me vizat. Gjashtë muaj më vonë, Brukseli dhe Londra janë kthyer në tregti mbi të drejtat e peshkimit dhe Protokollin e Irlandës së Veriut.

Ne e duam BE-në

Ndoshta kjo, në një farë mënyre, na shpjegon se pse evropianët nuk janë të prirur për t’i ndjekur hapat e Mbretërisë së Bashkuar për divorc me BE-në.

Një sondazh ekskluziv për Euronews i kryer nga Redfield & Wilton në Francë, Gjermani, Itali dhe Spanjë zbuloi se shumica e 1,500 të respondentëve të anketuar në secilin nga katër shtetet e BE-së do të votonin që vendi i tyre të mbetet një shtet anëtar nëse një referendum lidhur me këtë mbahet në të ardhmen e afërt.

Spanjollët ishin më të vendosur me 84% të tyre që mbanin atë pikëpamje.

Nëse mbahet një referendum lidhur me anëtarësimin në BE, si do të votonit? Në përqindje.

Shumica e të anketuarve në të katër shtetet pohuan gjithashtu se kishin një pamje të favorshme për BE-në dhe se të qenit një vend anëtar kishte një efekt pozitiv në shtetin e tyre.

Të pyetur nëse publiku i Mbretërisë së Bashkuar kishte marrë vendimin e duhur në vitin 2016, shumica e të anketuarve francezë, gjermanë dhe spanjollë thanë jo, por shumica e italianëve, pavarësisht lidhjes së tyre me BE, thanë që britanikët kishin marrë vendimin e duhur.

A e ka marrë publiku në Mbretërinë e Bashkuar vendimin e duhur apo të gabuar gjatë referendumit për Brexit 2016?

Në %.

Të anketuarit italianë ishin gjithashtu të vetmit që ishin të mendimit se publiku i Mbretërisë së Bashkuar do ta vlerësojë gjithnjë e më shumë faktin pse janë larguar nga blloku. Në Francë, Gjermani dhe Spanjë, mendimi kryesor është se ata do të pendohen.

Nuk jemi larguar nga BE-ja … ende?

Politikanët euroskeptik në të gjithë Evropën kanë braktisur pak a shumë zotimin e tyre për ta mbajtur një referendum të ngjashëm. Edhe Marine Le Pen, udhëheqësja e Rassemblement National e së djathtës ekstreme të Francës, e cila mbështeti një “Frexit” gjatë fushatës së saj presidenciale në vitin 2017, ka pasur një ndryshim në mendjen e saj në kohë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Nëse Mbretëria e Bashkuar dhe ekonomia e saj do të jenë në një gjendje të mirë për pesë vjet, gjysma e të anketuarve italianë thanë se do të kishin më shumë gjasa ta mbështesnin largimin nga BE-ja. Shumica e të anketuarve francezë dhe gjermanë gjithashtu e patën të njëjtën  pikëpamje por  me spanjollët të ndarë në këtë mendim.

Nëse Britania e Madhe dhe ekonomia e saj janë në një gjendje të mirë tash pas pesë viteve, ka gjasa që do ta mbështes largimin nga BE.

Në përqindje.

 

Të mirëseardhur për në BE

Nëse Britania e Madhe ndryshon mendim, shumica e evropianëve do t’i mirëpresin ata përsëri në vendet e BE me spanjollët më mikpritës dhe francezët më pak mikpritës.

A do ta mbështetnit apo kundërshtonit rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE?

Në përqindje.

E ardhmja duket shumë e vështirë. Një sondazh i YouGov nga muaji mars zbuloi se vetëm 35% e britanikëve kanë një pikëpamje shumë ose disi të favorshme për BE ndërsa 50% kanë ose një mendim shumë apo disi të pafavorshëm.

Një sondazh tjetër i publikuar një muaj më parë zbuloi se megjithëse në retrospektivë, 50% e britanikëve do të votonin tani për të qëndruar në BE, ata janë pak a shumë të ndarë në rikthim tek BE-ja me 42% në favor dhe 40% kundër.

Referendumi i vitit 2016 ka tronditur politikën britanike duke rezultuar në përplasje të brendshme Brexit dhe ndryshime të lidershipit si në partinë Konservatore në pushtet ashtu edhe në partinë kryesore opozitare Laburistët.

Në Skoci, ku shumica dërrmuese e qytetarëve atje votuan për të qëndruar në BE, referendumi ka ringjallur thirrjet për pavarësi, të cilat shumica e evropianëve gjithashtu e mbështesin, sipas sondazhit të Euronews/Redfield & Wilton.

Shumica në Spanjë, Gjermani dhe Itali thanë gjithashtu se do të mbështesnin një përpjekje të pavarur të Skocisë për t’u bashkuar me BE.

A do ta mbështesnit apo kundërshtonit anëtarësimin e një Skocie të pavarur në BE?

Në përqindje.

Kampi pro-pavarësisë së Skocisë humbi në referendumin e vitit 2014 me një diferencë prej 10 pikë përqindje dhe sondazhet e fundit sugjerojnë se ata do të mposhten edhe një herë me 53% të skocezëve të anketuar nga YouGov në maj të cilët shprehen kundër pavarësisë.

 

Përkthimi: Nuhi Shala