Breshër i madh edhe në Klinë, Lipjan e Shtime (FOTO)

Moti i lig me breshër ka përfshirë pjesë të ndryshme të Kosovës të martën në mbrëmje.

Qytetarët kanë dërguar fotografi me kokrrat e breshrit, të cilat në disa vende kishin madhësinë e një veze të pulës.

Një qytetar ka dërguar këto foto nga Klina e Begut.

Ndërsa, një tjetër ka dërguar këto foto nga fshati Dobrajë e Madhe e Lipjanit.

Mot me breshër ka pasur edhe në Shtime, siç tregojnë këto foto të dërguara nga një qytetar.

 

Zona më e goditur nga breshri duket të jetë zona mes Hasit, Mamushës dhe Suharekës.