Ilustrim

Brenda veturës së të dyshuarit në Ferizaj policia gjen para, drogë e thikë

Policia në rajonin e Ferizaj ka njoftuar se gjatë një kontrolli  në një veturë mbrëmë pas mesnate ka gjetur drogë, para, e thikë.

Sipas njoftimit, rreth orës 01:10, pas mesnate, në rrugën “Bajram Gursel Sylejmani”, në Ferizaj, policia ka ndaluar veturën e një personi të dyshuar.

Gjatë kontrollit, brenda veturës ka gjetur një çantë dore brenda se cilës kishte katër qese najloni me dorë, e dyshuar si kokainë në peshë 2 gram, dy qese të zbrazëta, një thikë të vogël, para në vlerë 760 euro, 100 franga zvicerane, 100 dinar të Maqedonisë së Veriut dhe 10 dinar të Serbisë si dhe disa tableta vitamina.

Nga i dyshuari është sekuestruar edhe një telefon dhe një veturë, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.