Ilustrim

Brenda valixhes në aeroport policia gjen armë harkore me gjashtë shigjeta

Një person i dyshuar është arrestuar mbrëmë në aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 22:30, nga zyrtarët doganor është vërejtur se në valixhen e të dyshuarit kishte armë harkore me gjashtë shigjeta 78 centimetër.

Arma dhe shigjetat janë konfiskuar nga ana e policisë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.