Brenda pesë ditëve, Prokuroria e Mitrovicës ka ngritur 48 aktakuza ndaj 72 personave

Në periudhën prej pesë ditësh, Prokuroria e Mitrovicës ka ngritur 48 aktakuza ndaj 72 personave për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat janë ngritur nga data 29 korrik deri më 2 gusht 2024.

Kështu ka njoftuar sot, më 05.08.2024, Sistemi Prokuriorial i Kosovës.

“Aktakuzat e ngritura nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë për veprat penale si në vijim: “Grabitja“, “Mashtrimi“, “Sulmi“,   “Kanosja“,  “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“, “Dhuna në familje“, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“,  “Rrezikimi i trafikut publik“,  “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,  “Vjedhja e shërbimeve“,  “Vjedhja”,  “Kontrabandimi i mallrave“,  “Falsifikimi i dokumenteve“, “Cenimi i të drejtave nga sigurimi social”,  “Marrja e ryshfetit”,  “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,  “Mospërfillja e gjykatës”,  “Lëndimi i lehtë trupor“, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,  “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, si dhe “Vjedhja e pyllit”- thuhet në njoftim.