Ilustrim

Brenda një ore, dy aksidente me të lënduar ndodhën në Prizren

Dy aksidente trafiku me lëndime kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Policia njofton se rreth orës 16:30 në rrugën “Ismail Kryeziu”, ka ndodhë një aksident trafiku në të cilin është i përfshirë edhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre pasagjerë të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.

Më pas, në rrugën “Wesli Klark” në orën 17:50, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësore.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar.