Brenda Klinikës Infektive: Lufta mes jetës dhe vdekjes

Kosova po shënon ditëve të fundit rritjen më të madhe të numrit të të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusi i ri.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka qëndruar një ditë brenda Klinikës Infektive nga ku çdo mbrëmje raportohet për të vdekur e disa qindra të infektuar me COVID -19.

Frymëmarrja e vështirësuar e pacientëve dhe zhurma e pajisjeve që i ndihmojnë ata për të marrë frymë, janë të vetmet gjëra që dëgjohen.