Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Brenda hekurishtes në Kishnicë gjenden armë e bomba

Armë, plumba e bomba janë gjetur gjatë ditës së djeshme brenda një hekurishteje në Kishnicë të Prishtinës.

Sipas policisë, dje rreth orës 14:00, pas pranimit të informacionit për mjete të dyshuara brenda hekurishtes në Kishnicë, policia ka filluar një bastisje.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit, njësitet e Policisë së Kosovës për deminim kanë bërë tërheqjen e një arme automatike kallashnikovë, me katër karikator, 225 fishekë, dhe dy bomba dore.

Në lidhje me këtë rast është informuar edhe prokurori.