Brenda fabrikës që prodhon veshje sportive në Kosovë

“S//Sprint” është njëri nga brendet kryesore të prodhimit të veshjeve sportive në Kosovë.

Biznesi i cili nisi me importin e prodhimeve nga Turqia është shembull i importimit të ideve për zhvillimin e prodhimit në vend.

Biznesi dikur importues sot është shndërruar në njërin prej prodhuesve më të mëdhenj të tutave sportive dhe veshjeve të brendshme në Kosovë.

Në fabrikën « S//Sprint » punojnë 150 punonjëse gra, të cilat janë të angazhuara në prodhimin e mbi 200 llojeve të produkteve të veshjeve, kryesisht tutave sportive por varësisht prej sezonit, në prodhimtari dominojnë pizhamet, duksat dhe maicat.

Gamën e gjerë të prodhimeve e gjeni në këtë link. https://www.facebook.com/s.sprint0

Ajo çka e bën të dallohet nga kompanitë tjera është se “S//Sprint” përkujdeset deri në atë detaj sa që porosinë për lëndën e parë të prodhimit e bën enkas për kualitetin që duhet për prodhimin e veshjeve sportive. Lënda e parë nuk merret e gatshme por porositet 6 muaj më parë dhe përshtatet për cilësitë e veshjes sportive. Kjo e bën që produkti i finalizuar të jetë komod dhe cilësor.

Fabrika funksionon ndaras, domethënë që merret vetëm me prodhim. Ndërsa pjesët e tjera janë të ndara, sikurse menaxhmenti që bën planifikimin e strategjisë së shitjes së produktit apo dhe marketingu dhe logjistika që përkujdesen që produkti të arrijë në destinacion.

Për të sjellë produktin final, fillimisht bëhet dizajnimi dhe caktimi se si do të duket dhe si do të prodhohet produkti. Më pas, bëhet prerja e materialit te sektori i veçantë i prerjes. Pas prerjes, materiali dërgohet në qëndisje. Aty bëhet qëndisja e logos dhe prej aty shkon në sektorin e qepjes.

Pas qepjes, materiali shkon te sektori i hekurosjes, ndërsa prej aty arrin te kontrolla, ku kontrollohet për defektet e mundshme gjatë këtyre fazave. Pasi të eliminohen defektet, bëhet finalizimi dhe paketimi i produktit, ku më pas përcillet për në pikat e shitjes, sipas porosive.

Prodhimet e kompanisë janë për të dyja gjinitë, si dhe për të gjitha moshat, duke filluar nga fëmijët e deri te të moshuarit.

E themeluar qysh në vitin 2007 dhe e brenduar në vitin 2014 “S/Sprint” falë cilësisë në produkt, gjithashtu eksporton në disa vende të botës siç janë Gjermania, Austria, por më së shumti eksporton në Zvicër.

“S/Sprint” shumë shpejt eksportin e produkteve pritet ta shtrijë edhe në shtetin fqinj – Maqedoni të Veriut.

Fabrika e S//Sprint  ka startuar vetëm me 3 punëtorë. Fabrika që gjendet në Podujevë fillimisht i ka pasur 200 m2, ndërsa aktualisht i ka mbi 3000 m2, kurse numri i punëtorëve arrin mbi 150.

Synimi i kompanisë është që në fabrikën që gjendet në Podujevë të rriten kapacitetet, kurse aktualisht është në finalizim objekti i ri prej 6000m2  i administratës dhe logjistikës.

Brendi “S//Sprint” mbulon rreth 70% të veshjeve sportive në vendin tonë dhe aktualisht është ndër markat më të kërkuara të veshjeve sportive në Kosovë.

Duke veshur “S//Sprint” ju ndjeni cilësinë, dizajnin dhe gjithashtu komoditetin e produkteve që ofron ky prodhues vendor.

Kontakti i kompanisë përmes emailit: [email protected]