Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Brenda dhjetë ditësh pritet të fillojë testimi i variantit të ri të COVID-19 në Kosovë

Brenda dhjetë ditësh në Kosovë mund të fillojë detektimi i variantit të ri të virusit SARS- COV-2

Tri mostra në fund të muajit janar kishin rezultuar pozitive me variantin e ri të virusit pas testimit të tyre në një laborator në Berlin të Gjermanisë.

Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka konfirmuar për KALLXO.com se mostrat për testimin e variantit të ri të COVID-19 mund të fillojnë brenda dhjetë ditëve të ardhshme pasi IKShPK është duke pritur liferimin e kiteve nga kompania.

“ Mostra do të dërgojmë përsëri në Gjermani, ne jemi duke biseduar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë pasi fillimisht duhet të bëhet kërkesa në laborator në Gjermani. Ne po planifikojmë t’i dërgojmë përsëri në laboratorin që kanë qenë herën e kaluar. Mostrat mund të rezultojnë pozitive edhe tash por vetëm se duhet ta dimë se cili është variant. Edhe variant i ri detektohet me metodën e njëjtë sikurse tash, pra me RT PCR”, ka thënë Jakupi për KALLXO.com

Varianti i ri i COVID-19 u paraqit për herë të parë në Britani të Madhe, ndërsa në Kosovë ky variant është paraqitur në fund të muajit janar.

Tridhjetë mostrat e dyshuara me variantin e ri të COVID-19, arrijnë për verifikim në Gjermani