Ilustrim

Brenda 24 orëve, dy të vdekur nga aksidentet

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit dy persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur me fatalitet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas statistikave, aksidente me fatalitet janë regjistruar dy, me të lënduar 18 dhe me dëme materiale 31

Gjithashtu policia ka njoftuar se kanë shqiptuar 712 gjoba për mos respektim të rregullave të trafikut.

Sipas raportit policor, njëri nga aksidentet me fatalitet është regjistruar në fshatin Mramor dje rreth orës 17:30.

Vozitësi mashkull kosovar me veturë dyshohet se nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident. Si pasoj e aksidentit, një pasagjer femër kosovare ka vdekur, ndërsa vozitësi dhe dy pasagjer tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Rasti tjetër është regjistruar më 30 korrik ndërsa mbrëmë, sipas policisë në QKUK, ka ndërruar jetë i aksidentuar viktima mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.