Policia e Kosovës

Brenda 24 orëve arrestohen 5 persona në rajonin e Pejës

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve, janë arrestuar pesë persona të cilët dyshohen për veprat penale “Mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armëve”, “Përdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”, “posedim i paautorizuar i narkotikёve” dhe “ Pengim i personit zyrtar gjatё kryerjёs sё detyrёs zyrtare”.

Në stacionin policor në Pejë dje është njoftuar për të shtëna me armë në  fshatin Shtupeq i madh –Rugovё.

Sipas njoftimit, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit tё shtetit ёshtё bёrё bastisja e shtёpive dhe objekteve përcjellëse.

Gjatё bastisjёs i dyshuari i dytё ka penguar personat zyrtar nё kryerjen e detyrёs zyrtare, i njëjti ёshtё arrestuar pasi qe ka kryer vepёr penale.

Ne stacionin policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Rixhevë, në një aheng ka të shtëna me armë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00, ndërkaq patrolla se bashku me Njёsinё pёr Reagim tё Shpejtё (NJRSH), kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nga personi i dyshuar ёshtё sekuestruar arma, dhe i njëjti ёshtё arrestuar.

Në stacionin policor në Pejë, është njoftuar se në rrugën “Enver Hadri”, ka tё shtёna me armё.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar një person tek i cili dyshohet se është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka shtënë.

Tek i dyshuari tjetër sipas Policisë, gjatё kontrollit ёshtё gjetur dhe konfiskuar njё sasi e substancёs sё dyshuar narkotike (marihuanё), i cili më pas është arrestuar.

“Tek personat  e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar: një Armё pistoletë e tipit Zoraki, njё karikator të së njëjtës armë, një Armё pistoletë e tipit ISS cal 9mm, 32 fishekё tё cal 9mm, dy gёzhoja, pesё gёzhoja cal. 7.62x25mm, substancё e dyshuar (marihuanё)”, raporton Policia.

Me vendim tё prokurorit tё shtetit pas intervistimit,  tre nga personat e dyshuar dёrgohen nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy janё liruar nё procedurё te rregullt.