Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Bregu i Diellit pa rrymë që nga dje, KEDS thotë se janë duke tentuar ta rregullojnë

Që nga orët e mbrëmjes së djeshme, banorët e Lagjes Bregu i Diellit janë dukë qëndruar pa rrymë.

KEDS ka njoftuar se ka një defekt që po paraqitet në një trafo,  që sipas tyre është në pronësi të KOSTT-it.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha për KALLXO.com se ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës dhe janë duke vazhduar të punojnë.

Në një pjesë të Lagjes Bregu i Diellit ka defekt që po paraqitet në një trafo të KOSTT’it. KEDS është duke e bërë maksimumin për t’i furnizuar konsumatorët me energji elektrike edhe të asaj pjese. Por, në momentin kur lëshohet po reagon trafo e KOSTT’it. Ekipet kanë qëndru aty gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të jenë aty duke bë maksimumin që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Por, pasi bëhet fjalë për ndërprerje që po shkaktohet në pjesën që është në përgjegjësi të KOSTT’it, atëherë nuk mund të flasim për detaje”, tha për KALLXO.com, zëdhwnësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.