Brazil, mbështetësit e Bolsonaros pushtojnë Kongresin, rrethojnë pallatin presidencial

Në Brazil, mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, pushtuan të dielën Gjykatën e Lartë, ndërtesën e Kongresit dhe rrethuan pallatin presidencial në Brasilia, sipas disa imazheve televizive.

Disa mijëra protestues hynë brenda ndërtesave qeveritare, në një zhvillim që i bën jehonë asaj çka ndodhi më 6 janar të vitit 2021 në Kapitol të Shteteve të Bashkura, nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në pamjet televizive shfaqeshin protestues duke thyer mobiljet brenda Gjykatës së Lartë dhe Kongresit. Sipas mediave lokale bëhej fjalë për rreth 3,000 demonstrues.

Shumë prej protestuesve kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve të 30 tetorit, gjatë të cilave zoti Luiz Inacio Lula da Silva mundi kundështarit të tij zotit Bolsonaro. Ish-presidenti e ka vënë në dyshim në mënyrë të vazhdueshme rezultatin e zgjedhjeve, por pa ofruar prova. Po kështu ai hodhi dyshime mbi besueshmërinë e sistemit elektronik të votimit të vendit dhe shumë nga mbështetësit e tij të fortë e besojnë atë.

Zoti Bolsonaro u largua nga Brazili për në Florida, 48 orë para përfundimit të mandatit të tij.

Presidenti Lula ndodhet aktualisht në Sao Paulo. Partia e Punëtorëve e zotit Lula, një forcë e majtë politike, i kërkoi zyrës së prokurorit publik që të urdhërojë forcat e sigurisë publike të veprojnë në frenimin e demonstruesve.

Shumë prej protestuesve kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve të 30 tetorit, gjatë të cilave zoti Luiz Inacio Lula da Silva mundi kundështarit të tij zotit Bolsonaro. Ish-presidenti e ka vënë në dyshim në mënyrë të vazhdueshme rezultatin e zgjedhjeve, por pa ofruar prova. Po kështu ai hodhi dyshime mbi besueshmërinë e sistemit elektronik të votimit të vendit dhe shumë nga mbështetësit e tij të fortë e besojnë atë.

Zoti Bolsonaro u largua nga Brazili për në Florida, 48 orë para përfundimit të mandatit të tij./VOA