Brazil, grabitet aeroporti, 3 persona të vrarë

Tre hajdutë janë qëlluar për vdekje nga policia braziliane, pasi hynë në terminalin e një aeroporti, vodhën miliona euro dhe u larguan bashkë me paratë.

Raportohet se sapo hajdutët kishin dalë në autostradë kishin hapur zjarr ndaj kamionëve, rojeve të sigurisë dhe policisë.

Por policia tha se dy nga burrat u vranë, ndërsa u ishin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar të Viracopos në qytetin Campinas, afër Sao Paulo, ndërsa i treti u fut në një shtëpi dhe mori peng një familje, para se të pushkatohej.

Ndërsa vetëm 3 hajdutë u eliminuan, rreth 12 persona të tjerë pjesë e bandës së mirë organizuar të hajdutëve u larguan nga vendi i ngjarjes dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.