Braun: Vaksinimi kundër coronavirusit në Gjermani nuk do të jetë i obligueshëm

Vaksinimi kundër koronavirusit nuk do të jetë i detyrueshëm në Gjermani, deklaroi shefi i zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel, Helger Braun.

Ai deklaroi se vaksinimi do të zbatohet në baza vullnetare.

“Gjithsesi, do të ishte mirë të vaksinohen sa më shumë njerëz, por të gjithë do të vendosin vetë”, tha Braun.

Ai tha se kur do të ketë vaksinë, ndërkaq shpreson se ko do të mjetë së shpejti, secili që do të dëshirojë të vaksinohet, do të mund ta bëjë atë.

“Nëse nuk dëshironi, atëherë vetë do të duhet ta mbani rrezikun nga infektimi”, tha Braun.

Ai shfaqi shpresë se mes fillimit dhe mesit të vitit të ardhshëm vaksina do të jetë e kapshme për popullatën.

Më pas, shtoi ai, pandemia do të përfundojë.

“Pasi që të paraqitet vaksina nuk do të ketë tashmë kufizime dhe ne do të kthehemi në jetën normale”, tha Braun./rtv21