BQK mbyll 'Monego'-n dhe 'Iute Credit'-in

Dy institucione mikrofinanciare ‘Monego’ dhe ‘Iute Credit’ janë mbyllur nga Banka Qendrore e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Guvernatori i BQK së, Fehmi Mehmeti në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

“Sot Bordi i BQK së duke u bazu në kompetenca ka vendosur që të revokojë regjistrimin për institucionet mikrofinanciare Monego dhe Iute Credit. Gjatë këtyre viteve kanë devijuar nga planet e biznesit”, ka thënë Mehmeti.

“Devijimi më shqetësues ka të bëj me normën e interesit që kanë rezultu më të larta nga ajo që e kanë paraparë në plan. Normat janë jashtë çdo standardi”, ka bërë të ditur guvernatori i BQK-së.

Po ashtu, Mehmeti tha se BQK është përpjekur për t’i shtyrë këto institucionet për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për korrigjim por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“BQK është përpjek me i shty me ndërmarrë veprimet e nevojshme. Ato kanë dështu me i ndërmarrë këto veprime. Kanë paraqit rrezik edhe për stabilitetin bankar në Kosovë”, ka thënë ai.

Më tej, Mehmeti tha se të gjithë personat që kanë marrë kredi do t’i kthejnë ato si kredi likuidaore.

“Janë revokuar licencat, është emëruar likuidatori, kredimarresit do t’i kthejnë kreditë likudatore”, përfundoi Mehmeti.

LIVE: Konferencë e Bankës Qendrore të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 6 décembre 2019

.