BQK demanton pretendimet për shitjen e bankës TEB te biznesmenë rusë

Banka Qendrore e Kosovës ka mohuar publikimet nëpër rrjete sociale se banka TEB është blerë nga biznesmenët rusë.

BQK përmes një komunikate për media, ka sqaruar se nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për ndërrim të pronësisë së kapitalit aksionar të kësaj banke.

“Banka TEB së bashku me bankat tjera që janë të licencuara, kanë luajtur dhe po luajnë rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë, i cili ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit dhe nxitjen e investimeve të jashtme, veçanërisht në sektorin financiar”, thuhet në komunikatën e BQK-së.