Botohet romani ‘Mona’ i shkrimtarit Jusuf Buxhovit 

Nën kujdesin e Shtëpive Botuese “Faik Konica” nga Prishtina dhe “JalifatHustoni (SHBA) ka dalë nga shtypi romani më i ri i shkrimtarit Jusuf Buxhovi, “Mona”. 

 Ngjarjet e romani  “Mona” mbeten në kuadër të orbitrit tematik nga romanët e fundit “Dosja B” dhe “Dushkaja”.  

Vepra fokuson dramën e një Koloneli, ish ushtarak i armatës jugosllave, që mbahet i mbyllur për vite të tëra i rrethuar nga forcat ndërkombëtare diku në një ambient të izoluar të Rekës së Keqe nga dyshimi se ato që flet në një gjendje thuajse të çrregullt mendore, të shumtën kërcënime halucinative drejtuar bashkëluftëtarëve të dikurshëm nga lufta e fundit, kthehen në vrasje.  

 “Pra, bëhet fjalë për një realitet të kontaminuar me teori të konspiracionit deri në absurditet ku prodhohen ‘tradhtarët’ dhe ‘armiqtë’ që pastaj ose linçohen ose vriten, për të cilin Mona, një gazetare hulumtuese, alarmon opinionin ndërkombëtar”, thuhet në lajmin e dhënë në Facebook-ut të shkrimtarit Buxhovi.