Botohet përmbledhja ‘Një ardhje tjetër’ e Jeton Kelmendit

Përmbledhja “Një ardhje tjetër” përbëhet prej nëntëdhjetë e pesë poezive të shkruara viteve të fundit nga autori Jeton Kelmendi.

Tematika universale e këtyre poezive dhe trajtimi i çështjeve të ndryshme sociale e kulturore e rendisin librin më të ri të krijuesit Jeton Kelmendi  ndër më të mirë të botuar viteve të fundit në letërsinë shqipe.

Sipas studiuesve tanë, poezitë e Kelmendi janë konkurruese dhe të njohura edhe për audiencën e huaj.

Vargjet e kësaj përmbledhjeje për  krijuesi Visar Zhiti japin një drithërimë të brendshme, të thellë.

“Ato sintetizojnë dramacitetin e luftës, me dikotominë e fajtorit dhe të pafajësisë, duke i kundërvënë vdekjes lirinë dhe në mes është fjala biblike ‘pagëzim’. Pikërisht kjo mbart shpresën e ringjalljes, emrin dhe mbiemrin e vetë jetës”, ka shkruar Zhiti për poezitë e librit “Një ardhje tjetër”.

Sipas Zhitit, poezia e Kelmendit është një arritje në urbanistikën e poezisë, sepse sic konkludon krijuesi i njohur nga Shqipëria, poezia e Kelmendit  është qytetare, ndjehet në shtëpinë e vet jo vetëm në Prishtinë e Tiranë, Shkup e Ulqin e më gjerë në Ballkan, por dhe në Bruksel deri në metropole të tjerë të Evropës.