Libri ‘Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit’. Foto: Artini

Botohet në shqip libri i Noel Malcolmit, ‘Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit’

Shtëpia Botuese “Artini” në Prishtinë ka sjell në gjuhën shqipe librin, “Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit”, të Noel Malcolm.

Ky studim trajton historinë shqiptare parë në shumë dimensione nga shekulli i pesëmbëdhjetë deri në të njëzetin, duke u fokusuar në politikë, historinë shoqërore, fenë dhe diplomacinë.

Mbështetur në materiale arkivore libri i Malcolmit sjell risi edhe në studimin e periudhës së Ali Pashë Tepelenës- Janinës. Sidomos rolin e pashait të Janinës në politikën ndërkombëtare gjatë luftërave Napoleonike.

Një pjesë e mirë e botimit i kushtohet çështjeve të ndryshme sociale si: konvertimi fetar, “kriptokrishtërimi” mes myslimanëve, metodat e skllavërimit brenda Perandorisë Osmane dhe natyrën e krijimit të mitit modern për identitetin kombëtar.

Libri ‘Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit’. Foto: Artini