Botohet libri që përkujton gjenocidin në Kosovë

Nën kujdesin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, me seli në Gjenevë të Zvicrës, sapo ka dalë nga shtypi libri me poezi “Dritë mbi plagë”, sprovë për antologji. Libri është botuar me rastin e Ditës së Gjenocidit, 15 janar, të shpallur nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas, Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, ky libër që tematizon gjenocidin serb mbi shqiptarët, është homazh artistik ndaj të gjitha viktimave.

Në të janë përfshirë poezitë e 51 poetëve shqiptarë, kryesisht poezi të reja, të dërguara në Qendër enkas për këtë përmbledhje dhe të përzgjedhura nga një ekip vlerësues.

Libri bartë porosinë për zgjimin e vëmendjes dhe ndëshkimin nga ana e drejtësisë.

Libri “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, është hartuar nga Lulëzim Etemaj dhe Isuf Sherifi, së bashku me kryeredaktorin Muhamet Mavraj dhe anëtarët e redaksisë: Myrvete Dreshaj- Baliu, Hajdin Morina, Salajdin Salihu, Shqipe Bytyqi.