Ballina e librit ‘Shprushje e veçantive të tekstit letrar’. Foto: Kallxo.com

Botohet libri me kritika letrare, 'Shprushje e veçantive të tekstit letrar'

Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” në Gjilan ka botuar librin “Shprushje e veçantive të tekstit letrar” të autores Ajete Zogaj.

Libri është një përmbledhje vështrimesh, kritikash e shkrime letrare të autores Zogaj për vepra të shkrimtarëve e studiuesve të letërsisë së sotme shqipe.

Libri, “Shprushje e veçantive të tekstit letrar” ndahet në tri pjesë, në: Vepra në poezi, Vepra në prozë dhe Vepra tjera.

Zogaj ka marrë në shqyrtim veprat e krijuesve: Frederik Rreshpja, Anton Nikë Berisha, Sabit Rrustemi, Prend Buzhala, etj.

Qëllimi i këtij libri, sipas autores Zogaj është që lexuesi të njihet më mirë me disa nga veçantitë dhe realizimet e veprave të krijuesve tanë, të cilat e pasurojnë edhe më letërsinë shqipe.

“Libri “Shprushje e veçantive të tekstit letrar” duhet marrë si një sprovë-një dritare e vogël që hedhë dritë mbi veçantinë e teksteve letrare të veprave e të autorëve të përfshirë në të”, ka shkruar Zogaj, në hyrje të librit.

Ballina e librit ‘Shprushje e veçantive të tekstit letrar’. Foto: Kallxo.com