Botohet libri më i ri i shkrimtarit Fahredin Shehu

Shkrimtari Fahredin Shehu ka botuar librin e tij më të ri ‘ANI!’.

Libri “ANI!” paraqet filozofinë kreative, estetikën dhe semantikën e punës së Shehut në një periudhë të gjatë krijuese duke paraqitur artin, epistemologjinë, filozofinë e  publicistikën, në një trajtë të kuptueshme për lexuesin.

Libri në prozë me ekscitime poetike, shtrihet nëpër kohë dhe hapësirë të një gjeografie globale ku asgjë njerëzore nuk është e huaj.

I konceptuar që të ndriçojë aspekte të panjohura për lexuesin tonë, “ANI!” është një dritare e hapur që shfaq Nadirin dhe Horizontin e gjerë të kërkimit shpirtëror, epistemologjik dhe qenësor njerëzor.

Libri është botim special i Fondit për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi.