Botohet libri ‘Ditari i pandemisë’  i Agim Vincës 

Nën kujdesin e Shtëpisë Botuese “Artini” nga Prishtina, ditë më parë ka dal nga shtypi libri më i ri i Agim Vincës, “Ditari i pandemisë” me nën titullin “Rrëfime nga karantina”.

Ky ditar sjellë rrëfimet e profesor Vincës shkruar gjatë kohës së pandemisë, mes muajve mars – qershor të këtij viti, kur gjithçka nisi të ndryshojë për shkak të COVID-19. 

“Më 14 mars, një ditë pas shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, vendosa të mbaja ditar, gjë që e kam bërë, herë pas here, edhe më parë. Thashë me vete: të lë një dëshmi, nëse jo për histori, së paku për jetën e përditshme të njerëzve të një kohe, të neve që na ra në hise ta përjetojmë pandeminë Covid-19”, ka shkruar në prof. Agim Vinca.

Ndërkaq, shkrimtari dhe studiuesi Rushit Ramabaja ka shkruar se gjithkahnaja e librit më të ri të Agim Vincës “Ditari i pandemisë” mbërthen në vete 80 ditë zymtore të kësaj pranvere të sëmurë.  

“Këtë libër (që, ndonëse i shkruar në formë ditari, ma merr mendja se më së miri mund të lexohet si prozë dokumentare) e bën të jashtëzakonshëm, jo ngjarjet e përditshme të një kohe morti me të vdekur e vaje, por ngjallja e zombive provincialë pikërisht në kohë të dergjës botërore, për të rrëzuar qeverinë legjitime dhe për të hëngër lirinë tone”, ka shkruar Ramabaja për librin e “Ditari i pandemisë” .