Botohet hulumtimi mbi kënaqshmëritë e turistëve me Prizrenin

Qyteti i Prizrenit, sidomos qendra historike e tij dhe monumentet e trashëgimisë mbeten asetet më të vizituara nga turistët.

Interesimi i turistëve për Prizrenin, fokusimi i tyre për pasurinë kulturore dhe pritshmëritë e tyre janë pasqyruar në hulumtimin “Studim mbi kënaqshmërinë e turistëve në Prizren”, i publikuar në fund të dhjetorit 2019 nga Minisrtria e Kulturës, Rininsë dhe Sporit, konkretisht Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Përmes një komunikate për media MKRS bën të ditur se qëllimi i këtij hulumtimi identifikimi i burimeve kryesore të turizmit që ndikojnë në tërheqjen e vizitorëve në Prizren, si dhe ndërtimi i një matësi për vlerësimin e përmbushjes së pritshmërive të turistëve me Prizrenin.

Të anketuarit e këtij hulumtimi ishin turistë që vizituan Prizrenin gjatë Korrikut dhe Gushtit të vitit 2018. Pyetësori u përqendrua në vizitorët e huaj dhe në diasporën kosovare.

Sipas komunikatës, QRT-së në Prizren ka realizuar një studim mbi kënaqshmërinë e turistëve që kanë vizituar qytetin e Prizrenit, duke e ditur rëndësinë e turizmit dhe përfitimit të shumanshëm të tij dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë për nivelin e kënaqësisë dhe pritshmërive të turistëve që zgjedhin Prizrenin si destinaicon turistik

“Si qëllim tjetër i hulumtimit ka qenë identifikimi i komponentëve kryesorë të turizmit që ndikojnë në tërheqjen e më shumë vizitorëve në Prizren dhe ndërtimi i një matësi për vlerësimin e përmbushjes së pritshmërive të turistëve me Prizrenin. Pastaj, motivet për përzgjedhjen e Prizrenit, aktivitetet e planifikuara, si dhe nivelin e përmbushjes së këtyre pritjeve”, thuhet në komunikatë.

Me përgjigjet e tyre, thuhet më tej në komunikatë, vizitorët kanë ofruar disa rekomandime që do të mund të rrisin kënaqshmërinë e turistëve në të ardhmen.

“Sipas të anketuarve, monumentet e trashëgimisë kulturore, mikpritja, atmosfera lokale dhe natyra janë disa nga faktorët kryesorë që ndikojnë në kënaqësinë e përgjithshme të vizitorëve. Në anën tjetër, pakënaqësia më e madhe, është shfaqur në të gjitha përgjigjet e tyre që kanë të bëjnë me pastërtinë e destinacionit dhe problemin e qarkullimit të veturave në Qendrën Historike të Prizrenit”, thuhen të komunikatën e MKRS.

Ky hulumtim shton më tej komunikata ofron rekomandime e nevojshme përfshirë dhe industrinë e turizmit të nivelit lokal dhe qendror mbi hapat e ardhshëm që turistët besojnë se duhet të ndërmerren për të rritur konkurueshmërinë e Prizrenit si destinacion turistik.